Kosova
Opozita kosovare e quan “sukses” kalimin e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme
Krerë të partive opozitare kanë reaguar menjëherë pas kalimit të suksesshëm të fazës së dytë në Asamblenë e Përgjithshme të KiE-së.
“Me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën”, ka shkruar Memli Krasniqi i PDK-së.
Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi se përkrahja e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës është një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Republikës së Kosovës, si dhe një energji dhe momentum i ri për caqet e së ardhmes.
“Shteti ynë i ri, qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës”, shkruan Haradinaj.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












