Lajme
Opozita me dyshime rreth Projekt-buxhetit për vitin 2011
Partitë opozitare kanë dyshime të mëdha rreth projekt-buxhetit të propozuar nga Qeveria e Kosovës për këtë vit.
Gjatë debatit të sotëm në Kuvend, LDK, Vetëvendosje dhe AAK kanë thënë se buxheti i propozuar është joreal dhe nuk plotëson nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe është në shpërputhje me të dalat buxhetore që planifikohet të ndahen për rritjen e rrogave në sektorin publik dhe investimet kapitale.
Para deputetëve, kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar që të votohet ky projekt-buxhet, që, sipas tij, adreson nevojat e qytetarëve. Sipas tij, debatet me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) janë shumë serioze dhe po diskutohet me argumente. Thaçi siguroi qytetarët se Qeveria ka partneritet me institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe FMN.
Thaçi ka thënë se të dhënat aktuale dëshmojnë se ekonomia e Kosovës, edhe përkundër tronditjeve në tregjet ndërkombëtare, ka arritur të gjenerojë një rritje reale ekonomike mbi katër për qind gjatë vitit 2010. Ndërsa për vitin 2011, departamentet e specializuara brenda institucioneve parashohin një rritje reale ekonomike prej 5.3 për qind. Ai vlerësoi se buxheti i vitit 2011 është punuar mbi analizën e këtyre zhvillimeve, si dhe është formuluar në funksion të rritjes ekonomike të vendit.
“Ky buxhet ka për synim ruajtjen e qëndrueshmërisë makro-fiskale të vendit, duke siguruar të hyra buxhetore në vlerë prej 1 miliard e 26k milionë euro, të hyra këto 12 për qind më të larta se të hyrat e vitit të kaluar”, u shpreh Thaçi.
Sipas tij, shpenzimet buxhetore janë planifikuar të arrijnë nivelin prej 1 miliard e 436 milionë euro, apo rreth 19 për qind më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Thaçi ka thënë se kjo rritje e shpenzimeve në masë të madhe i atribuohet investimeve kapitale madhore siç është Autostrada “Ibrahim Rugova”, pastaj investimeve tjera infrastrukturore, siç janë rrugët Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Mitrovicë, ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, urave, ndërtimi dhe rehabilitimi i objekteve shkollore, spitaleve, qendrave të mjekësisë familjare dhe shumë projekteve tjera me rëndësi vitale për vendin tonë.
Pas debatit, pritet që deputetët të votojnë projekt-buxhetin e propozuar nga Qeveri.
E-Diaspora
-
SHKA “Dardania”: Për tri dekada, ambasadore e kulturës sonë në mërgatë 30 vjet duke krijuar këngëtarë e valltarë profilesh të ndryshme. Ky është letërnjoftimi i SHKA “Dardania”...
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Lucernit e Cyrihut organizuan ngjarje për Ditën e Flamurit
-
Kurti: Vota e diasporës ka ndikim
-
Çfarë do të ndryshojë në votimin e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Kundër përjashtimit, pro rritjes së votës së diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ndër 10 më të mirat në studimin PISA për të rriturit Për herë të parë, Zvicra mori pjesë në studimin PIAAC të Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik...
-
Një në tre zviceranë ka vështirësi të mëdha me lexim
-
Çka kërkojnë më shumë njerëzit në Zvicër
-
Zvicër: Siguruesit shëndetësorë përdorin metoda të ndryshme për të gjetur klientë
-
Këshilli Kombëtar i ndihmon fabrikat e çelikut me subvencione