Kosova

Organizata zvicerane ndihmon shëndetësinë në Malishevë

Organizata zvicerane merret me sektorin e shëndetësisë AQH ka dhuruar një donacion mjete pune për shëndetësinë  komunën e Malishevës, vlerë prej 32 mijë eurosh, përkatësisht ka dhënë tetë pako mjete për gjashtë Qendra Mjekësisë Familjare dhe dy pako për Qendrën Kryesore Mjekësisë Familjare Malishevë, njofton komunikata komunale, transmeton Koha.net. 

Sipas drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, këto pako në mjete pune përbëjnë otoskop, oftamoskop, peshore, reflektor, inhalator, çanta për punë në terren dhe mjete të tjera, që janë të nevojshme për punë të përditshme në qendrat mjekësore. 

Me këtë rast, drejtori Morina e ka falënderuar AQH-në, e cila në vazhdimësi e ka ndihmuar QKMF-në. 

Për këtë donacion, organizatën AQH e ka falënderuar sot edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti. “AQH në vazhdimësi e ka përkrahur shëndetësinë në Malishevë me mjete pune dhe me trajnime dhe për këtë, në emër të drejtorisë e falënderoj AQH-në, pasi këto mjete pune ndihmojnë në masë të madhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve”.