Kosova
Osmani dekreton Mentor Latifin, ambasador të Kosovës në Zvicër
Latifi do ta zëvendësojë Sami Ukellin, i cili deri më tani ka qenë ambasador i Kosovës në Zvicër
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar Mentor Latifin ambasador në Konfederatën Zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Osmani ka nënshkruar dekretin më 21 dhjetor.
“Z.Mentor Latifi emërohet Shef i Misionit/Ambasador i Republikës së Kosovës në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë”, thuhet në dekret.
Tutje, në dekret thuhet se ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.
Latifi do ta zëvendësojë Sami Ukellin, i cili deri më tani ka qenë ambasador i Kosovës në Zvicër.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? Një aksident i ndodhur në autostradën A9 në Zvicër ka rikthyer në qendër të debatit çështjen... -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill













