Kosova
Osmani e Konjufca, homazhe në Çikatovë
Sot, presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve në Çikatovë të Vjetër të Drenasit, ku u tha se kjo është një prej masakrave më mizore dhe më të tmerrshme të luftës së fundit në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e popullit shqiptar, për të cilën, siç tha ajo, e dëshmon dhe kjo masakër.
“Jemi këtu për të nderuar të gjithë viktimat e masakrës së Çikatovës. Është një prej masakrave më mizore dhe më të tmerrshme, e cila e dëshmon qartë qëllimin shfarosës që Serbia e kishte ndaj popullit shqiptar. Kushdo që mund të ketë dyshime rreth këtij qëllimi, mjafton që të vijë në Çikatovë, pastaj të shkojë dhe në Poklek dhe ta shohë se si serbët nuk kursyen më të vjetrit dhe më të vegjlit, për të treguar se qëllimi i tyre nuk ishte vetëm spastrimi etnik, por që ta zhdukë popullin shqiptar nga faqja e dheut”, ka thënë Osmani.
Ajo po ashtu tha se vetëm kur të vihet drejtësia për të gjithë të rënët e popullit shqiptar, atëherë do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon.
“Ne që sot jemi të gjallë fal sakrificës së tyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës e kemi borxh që të sigurojmë drejtësi për secilin prej tyre, sepse vetëm ditën kur të ketë drejtësi për të gjithë të rënët e popullit tonë, atëherë edhe paqja dhe stabiliteti afatgjatë në rajonin tonë do të jetë i mundur”, u shpreh Osmani.
Nga ana tjetër, Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, u shpreh se nuk ka pasur drejtësi në Çikatovë dhe se kriminelët që morën pjesë në këtë masakër enden të lirë në Serbi, por sipas tij, ka mundësi që ndonjëri endet edhe në Kosovë.
“Sa herë vijmë këtu, e kuptojmë edhe më mirë çmimin e madh që e kemi paguar si popull për lirinë e shtetit tonë, për lirinë e popullit tonë. Çka është më e keqja, ka të bëj me faktin, që nuk ka pasur drejtësi për masakrën e Çikatovës. Ende shumë kriminelë që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në masakrën e Çikatovës janë të lirë, janë në Serbi, nuk e përjashtoi që ndonjëri prej tyre mund të jetë edhe në Kosovë. Por, kjo është krim i shumëfisht sepse i lëndon familjarët që i kanë dhënë më të dashurit e tyre. Edhe martirët nuk mund të prehen të qetë, as zemrat e familjarëve nuk mund të qetësohen e ata mund të flejnë pa ardhur drejtësia, pa u dënuar të gjithë kriminelët për mizoritë e tyre të kryera në Kosovë, e njëra prej mizorive më barbare është masakra e Çikatovës”, u shpreh Konjufca.
Po ashtu, ai tha se Serbisë duhet t’i bëhet një padi për gjenocidin që e ka bërë në Kosovë.
“Ajo që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës, edhe që e ka dhënë premtimin, është të përpilojë një padi kundër Serbisë që do të dorëzohet në Gjykatën Ndërkombëtare. Normalisht që për këtë nevojitet punë e madhe, punë sistematike. Njëri prej akteve të para do të ishte rithemelimi i Institutit të Luftës. Pa dyshim që Serbisë duhet t’i bëhet një padi për gjenocid. Kërkush nuk ka dyshim që ai ka qenë gjenocid”, tha Konjufca.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













