Kosova
Pacolli: 1 milion euro janë më e pakta krahasuar me atë çka bën fondacioni im
Pacolli, i cili dha 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti ka folur për këtë gjest të madh që ka bërë
Ministri i Jashtëm në largim i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili dha 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti ka folur për këtë gjest të madh që ka bërë.
“Ky tërmet ndodh në kohën e internetit dhe mediat e japin lajmin e shpjetë dhe paraqitet në formën e tregimit dhe nga fotografitë mund të duket edhe më i tmerrshëm. Unë besoj se këtu çdokush duhet të jetë i vetëdijshëm se ndihma duhet të jetë me sa ke.
Një ditë më parë isha në një konferencë në Tiranë dhe kur erdha në Prishtinë dëgjova lajmin e tmerrshëm. Kemi marrë masa të nisen grupet e emergjencës dhe ka qenë një mobilizim i shpejtë dhe jam krenar që një shtet si Kosova ka dëshmuar se merr masa emergjente në kohë të caktuar.
Unë kam kaluar rreth e përqark atyre objekteve dhe kam aktivizuar këdo që kam pasur në telefonin tim.
Jam i bindur që 1 milion euro është minimalja që duhet të kontribuohet, fondacioni im bën shumë vepra humanitare por ato nuk publikohen. Ka qenë vajza ime që ka dashur që kjo shumë të kontribuohet, jam i lumtur që pas publikimit kanë ardhur informata të mira dhe secili ka dashur të kontribuojë”, tha Pacolli në Open, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant














