Kosova
Pacolli: Paratë e veteranëve të rremë të shkojnë te ata që humbën familjarë në luftë
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që paratë e atyre veteranëve të rrejshëm, t'u jepen familjarëve të atyre që kanë humbur familjarë gjatë luftës në Kosovë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka propozuar që mjetet që i marrin veteranët e rrejshëm, të shkojnë te familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarë, të zhdukur, apo të gjymtuar e dhunuar.
Ai ka shkruar në Facebook se po ndjek me vëmendje debatin për çështjen e veteranëve të rrejshëm dhe e mirëkupton qëndrimin e aleatëve amerikanë rreth saj.
“ Miqtë na ndihmojnë financiarisht dhe kanë të drejtë të dinë ku përfundojnë paratë e tyre. E mirëkuptoj dhe shqetësimin e shoqërisë civile. Nuk kam asnjë koment për çështjen sa kohë që po heton Prokuroria, unë jam politikan dhe nuk dua të ndikoj te drejtësia. Por, kam një propozim; nëse zbulohet se në lista ka veteranë të rrejshëm, unë do të propozoj që mjetet që i merrnin ata, të shkojnë te familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarë, të zhdukur, apo të gjymtuar e dhunuar. Shteti i Kosovës, shoqëria iu ka borxh këtyre familjeve që kanë një, dy apo më shumë viktima”, ka shkruar Pacolli.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër