Lajme
Pacolli për vizitë zyrtare në Shkup
Behgjet Pacolli në vizitën e tij të parë si presidenti i Kosovës në Maqedoni u prit me nderimet më të larta shtetërore.Vizita e tij realizohet pak ditë pas asaj që ai bëri në Shqipëri.
Mesazhet e Presidentit Pacolli kishin kontekst rajonal dhe bënin thirrje për një bashkëpunim më të madh jo vetëm mes Kosovës dhe Maqedonisë por edhe më gjerë.
Në takim siç u tha u fol për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik mes Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Presidenti Pacolli tha se i kishte thënë homologut të tij se për shkak se tregjet janë të vogla në këto tre vende, duhej punuar “për të krijuar një zonë më të madhe ekonomike për bizneset e këtyre vendeve”.
Në këtë kontekst presidentët e Pacolli dhe Ivanov kanë biseduar edhe për mundësinë e lëvizjes më të lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Është sugjeruar që kufiri të mund të kalohet vetëm me letërnjoftim.
“Unë promovova idenë dhe kërkova ndihmën e presidentit Ivanov në këtë drejtim që edhe mes Kosovës dhe Maqedonisë të ketë lëvizje të lirë të njerëzve, normalisht me më pak formalitete, me letërnjoftime, por biseduam gjithashtu edhe nevojën që kufijtë të humbin sensin e tyre, të hapen edhe pika të reja kufitare që të mundësojmë lëvizjen e vërtetë të lirë të popujve tanë, qytetarëve tanë”, tha Presidenti Pacolli.
Mikpritësi i tij Gjorge Ivanov ndonëse më pak entuziast, tha se një çështje të tillë duhet ta shohin qeveritë, por se ai mbështeste idenë e lëvizjes së lirë të qytetarëve sipas kritereve që kërkon BE.
Sipas presidentit Ivanov, Maqedonia është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në shumë fusha duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me reformat që duhet të ndërmarrë Kosova në rrugën e saj të integrimeve.
Marrëdhëniet me Kosovës dhe Maqedonisë konsiderohen se janë në nivel të pëlqyeshëm, edhe pse kanë shënuar edhe tensione. Maqedonia ka njohur pavarësinë e Kosovës, por procesi i shënimit të vijës kufitare shkaktoi mosmarrëveshje të cilat tejkaloheshin falë ndërhyrjeve të komunitetit ndërkombëtar.
Reagime shkaktoi edhe episodi i shkaktuar me një ftesë dhe pastaj anulimin e vizitës nga Presidenti i mëparshëm Fatmir Sejdiu në një takim rajonal ku do të merrte pjesë edhe presidenti serb.
Për të evituar ngjarje të tilla presidenti Pacolli bëri thirrje për takime rajonale ku do të ishin presidentët e të gjitha vendeve ballkanike. Një i tillë do të duhet organizohet në Ohër më 12 gusht.
Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli në Shkup zhvilloi edhe takime të tjera, ai u takua edhe me kryeparlamenatrin Trajko Veljanovski, zv.kryeministrin Vasko Naumovski, si dhe me përfaqësuesit e lartë të partive shqiptare
E-Diaspora
-
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih “Return To Kosovo” dhe “House With a Voice” shënuan natën përmbyllëse të festivalit me rrëfime të... -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e... -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun -
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës













