Bota
Pako ushqimore për britanikët e shqetësuar
Kanë mbetur vetëm 9 javë derisa Britania të largohet nga Bashkimi Evropian, e një kompani po ua shet britanikëve të shqetësuar pakon ushqimore për t’i ndihmuar ata të përgatiten për më të keqen. E quajtur “Brexit Box”, pakoja kushton 380 dollarë dhe siguron ushqim për 30 ditë, sipas ideatorit të saj, biznesmenit James Blake, i cili thotë se tashmë ka shitur qindra prej tyre.
Në kohën kur ende s’ka marrëveshje për mënyrën se si Britania do të tregtojë me BE-në sapo të largohet, shitësit dhe prodhuesit kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje mund të shkaktojë mungesa të ushqimit dhe barnave. Kjo, për shkak të kaosit që pritet në porte, e që mund t’i paralizojnë linjat e furnizimit, përcjell albinfo.ch
“Brexit Box” përfshin 60 elemente të kuzhinës britanike, përfshirë pulë, djathë makarona dhe të tjera. “Tani ne jemi në një proces që askush nuk ka kontroll mbi të, nuk kemi asnjë ide se çfarë po ndodh, por ju mund të kujdeseni për vete”, tha Blake. Klientja Lynda Mayall, 61-vjeçare, e cila injoroi garancitë e qeverisë se nuk ka nevojë për të grumbulluar ushqim për Brexit, tha se ajo ishte e shqetësuar se “ndoshta gjërat nuk do të ishin aq të disponueshme sa janë tani”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












