Lajme
Pandemia mund t`i kushtojë Zvicrës deri në 242 miliardë franga
Parashikimi i BAK bazohet në tre skenarë të mundshëm. Në rastin më të mirë, humbja e PBB-së do të kufizohet në -3.8 për qind ose 47 miliardë franga
Për shkak se kahu i mëtutjeshëm i pandemisë është ende i paqartë, parashikimet për pasojat e saj në ekonominë zvicerane janë të pasigurta. Sidoqoftë, Instituti i Kërkimeve Ekonomike BAK, ka zhvilluar tre skenarë të mundshëm, se si mund të zhvillohet situata në këtë drejtim, shkruan sda.ch.
Vetëm në tremujorin e dytë aktual, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) do të ulet për më shumë se 10 për qind., transmeton albinfo.ch. Ndërsa, llogaritur për vitin e plotë 2020, BAK pret një rënie prej -5.3 për qind.
Parashikimi themelor ose skenari i mesëm supozon se efektet negative të bllokimit do të jenë të konsiderueshme në një afat të shkurtër. Pas arritjes së pikës më të ulët, sipas BAK-së ekonomia do të mund të merrte veten fuqishëm kështu që PBB-ja zvicerane mund të rritet sërish për 5.6 për qind.
Megjithatë, sipas këtij skenari, ekonomia kumulativisht deri në fund të vitit 2022 do të kishte një humbje të vlerës së shtuar prej të 81 miliardë frangash, .
Dy skenarët e tjerë supozojnë rastin më të mirë të mundshëm respektivisht më të keqin. Nëse dalja e shpejtë nga bllokimi do të ketë sukses dhe ekonomia merr veteni, humbja e PBB-së në vitin 2020 mund të kufizohet në -3.8 për qind, përcjell albinfo.ch. Në këtë skenar, që është më i miri, ekonomia do të kishte një humbje të vlerës së shtuar prej 47 miliardë frangash.
Mirëpo, nëse pandemia detyron Zvicrën që masat mbrojtëse t`i mbajë për një periudhë më të gjatë, humbjet e PBB-së, sipas BAK mund të arrijnë deri në 11.9 për qind. Sipas këtij skenari, në vitin 2021, ekonomia zvicerane do të rritej vetëm minimalisht. Kështu, duke marrë parasysh rënien e mëparshme, nuk do të kishte rimëkëmbje të dukshme deri në vitin 2022, transmeton albinfo.ch. Nëse do të ndodhte kjo, pandemia e koronavirusit, sipas BAK do t’i kushtonte ekonomisë zvicerane rreth 242 miliardë franga.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i pasagjerëve në transportin publik në Gjenevës Numri i njerëzve që përdorin transportin publik në Gjenevë është rikthyer tani në nivelet e parë...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
Cilat profesione janë më të paarritshme nga të huajt në Zvicër
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
-
Restoranti i famshëm indian nuk mund të hapet në Cyrih, pasi kuzhinierëve iu refuzuan lejet