Bota

Panik e të bërtitura në aeroportin francez

Aeroporti “Roissy- Charles-de- Gaulle”, dot ishte në panik. 

Kjo për shkak se dy burra kishin përhapur frikë e panikë duke stimuluar me armë lodër.

Të dy burrat janë arrestuar nga policia kufitare shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.

Sipas policisë, e gjitha ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një pasagjer kishte vënë alarmin pasi kishte parë dy persona të rritur të cilët nuk flisnin frëgjisht dhe se kishin armë të kamufluara në një këllëf. 

Në terminalin dy në po të njejtin aeroport, u përhap panika dhe filluan të bërtiturat. 

Dy burrat po flisnin rusisht.

Ndërsa policia thotë se njëri nga burrat ishte francez ndërsa tjetri ishte me leje qëndrimi francez, por ishte me kombësi bjelloruse. 

Një prej tyre kishte mbërritur në ”Roissy” të mërkurën në mëngjes dhe kishte lënë takim me shokun e tij në aeroport.

Pas gjithë ngjarjes, pasagjerët ishin evakuar ndërsa ishin rikthyer pak më vonë.