Futboll
Panucci: Kush më thotë jo, nuk vjen kurrë më në Kombëtare
“Emra nuk mund të jepen. Rasti i (Edon) Zhegrovës. Në fillim tha po, pastaj refuzoi tha jo. Nuk është e drejtë të përcjellim emra. Nëse mua më thonë jo, nuk vijnë më kurrë në Kombëtare", u shpreh Panucci
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur sot në konferencën për media, para ndeshjes ndaj Norvegjisë, që do të zhvillohet të hënën e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Ai fillimisht foli për kapitenin Ansi Agolli. “Në shtator Agolli mbush 36 vjeç, në momentet që fillojnë eliminatoret zyrtare, ne do të mendojmë për zëvendësuesit. Kam folur me Agollin dhe i kam përcjellë faktin, që në qoftë se do të kem nevojë do ta kem në konsideratë. Duhet të jem shumë i qartë në atë që po ju përcjell. 36 vjeç kur fillojnë eliminatoret dhe 38 vjeç kur luhet eliminatoret. Është një profesionist shumë serioz. Do të kisha dashur ta trajnoja kur ishte 28-vjeç. E ndjej obligim për të kërkuar diçka tjetër, për veç faktin e moshës që është 36 vjeç”, deklaroi Panucci.
Megjithatë, kush pritet të jetë kapiten i ardhshëm. “Në ditën që u prezantova si trajner, mbani mend si u thashë. Ai që ka më shumë prezencë do të jetë kapiten. Kapiteni i ekipit kombëtarë, është ai që do të ketë më shumë ndeshje. Llogaritë i bëni vetë kush do jetë kapiteni i ekipit Kombëtar për ndeshjen e të hënës”, theksoi tutje Panucci.
Për herë të parë në Kombëtare është ftuar Bujar Lika, i cili luan në Zvicër. “Nga fillimi i vitit është një lojtar i Grasshopersit. Kam grumbulluar shpesh Hysajn dhe Balliun dhe në rastin konkret vendosa të lë jashtë Balliun dhe të ftoj pikërisht Likën. Do më pëlqente të kisha 50 lojtarë shumë të mirë. Sa më shumë lojtar të mirë të kem, do kem më pak mundësi për të gabuar. Ndryshe nga trajneri paraardhës, dua më shumë të fitoj se të kem lojë të bukur. Në fillim kishim më pak kualitet, më pas ftuam Qakën dhe Lilajn, ndërkohë që kemi edhe Ramadanin dhe Likën”, nënvizoi përzgjedhësi i Shqipërisë.
Ai në fund foli edhe ata që e kanë refuzuar Shqipërinë. “Emra nuk mund të jepen. Rasti i (Edon) Zhegrovës. Në fillim tha po, pastaj refuzoi tha jo. Nuk është e drejtë të përcjellim emra. Nëse mua më thonë jo, nuk vijnë më kurrë në Kombëtare, uroj të luajë gjetkë”, theksoi ndër të tjera trajneri i Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë Plani synon që 40% të funksionojë deri në fund të 2024 dhe 45% deri në fund...
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet
-
Zvicra në referendum për të ndalur rritjen e popullsisë
-
Protesta, arrestime, diskualifikime: Kjo ishte finalja e Eurovisionit