Futboll

Panucci tregohet i ashpër me ata që refuzuan Shqipërinë

“Problemi është se njëherë thonë po, pastaj jo, pastaj të fikin celularin, pastaj të merr menaxheri të thotë është me pushime. Këta që bëjnë kështu nuk do të bëhen lojtarë të vërtetë. Nuk duhet të bëjnë këto lëvizje. Nuk kanë këllqe. Nuk po flas për asnjë në veçanti”, deklaroi Panucci

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka dalë përpara mediave ditën e sotme për të folur  në prag të ndeshjeve eliminatore që Shqipëria do të luaj me Turqinë dhe Andorrën.

Çfarë do të shohim ndryshe në këto eleminatore?

“Nuk do të ndryshojmë shumë në sjellje, por mënyra e lojës do të jetë po ajo që kemi pasur. Kemi rikuperuar disa lojtarë. Do ta ndryshojmë diçka duke filluar nga Turqia. Do të luajmë 4-3-3, ose 3-5-2”, deklaroi Panucci, transmeton ‘Panorama’.

Jeni i kënaqur me grupin e lojtarëve?

“Jam i kënaqur me 23 lojtarët që kam, por varet edhe nga forma. Kemi thirrur edhe Cikalleshin, por ishte i dëmtuar. Ndoji dhe Binaku janë të dëmtuar. Rikuperuam Abrashin, Ajetin. Grezda ka luajtur, por të shohim. Qosen e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit”, theksoi trajneri i Kombëtares shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Kjo do të jetë kombëtarja që do të shohin në eliminatore?

“Nuk do të thotë që do të mbrohemi, por do të krijojmë fushën për tu nisur. Vura re, por duke gabuar unë, sa më shumë skuadra të hapet, në total kemi disa probleme”

Çfarë duhet të bëj Keidi Bare?

“Është miku yt (i drejtohet gazetarit). Mund të ketë shumë që mund të vijnë”

Si nisemi në këto eliminatore?

“Ndeshje pas ndeshje. Këtu kanë dalë jashtë realitetit. Jemi në grupin 4. Nëse bëjmë mirë dalim të tretët, nëse bëjmë diçka speciale dalim të dytët. Nëse jo, unë iki. Duhet të jeni të qetë dhe të përulur. 2016-ta i ka bërë keq dikujt”

Tahiraj dhe Durmishaj?

“I kemi parë të gjithë. Do ta shohim për të ardhmen. Për sa i përket lojtarëve të tjerë, kishin përgjigje, por ndryshuan. Zgjodhën për të luajtur për Greqinë. Për detajet e sakta, është FSHF që mund të flas më shumë”

Taulant Seferi?

“Po e ndjekim, nuk është mbyllur asgjë. Tani kam nevojë për lojtarë ekspert”

Lenjani, pse jashtë?

“Sepse është Binjaku dhe Aliji. Është çështje teknike”

Vetëm 3 lojtarë anësorë…

“Mund të luaj edhe pa sulmues. Balliu mund të luaj përpara. Uzuni mund të bëj të djathtin edhe të majtin. Për këtë i kam thirru vetëm këta. Vetëm kjo është, çështje taktike”

Sa ka ndryshuar kundërshtari nga ndeshja e para me Turqinë?

“Kur jam këtu, ajo që më shqetëson është sepse, jemi me luhatje. Kur djemtë e kanë zjarrin brenda, mund të bëjnë gjëra të rëndësishme. Mund t’ia dalim shumë mirë me Turqinë dhe do të provojmë ta fitojmë ndeshjen”

Me mungesën e Mavrajt, i shmangim problemet?

“Problemi ka qenë se kemi kërkuar futboll total. Gjimshiti luan te Atalanta, Hysaj te Napoli, duhet të mblidhemi.”

Berisha apo Strakosha?

“Po më kërkoni shumë. Porta është e sigurt. Ua thashë 3 nga mbrojtja.”

Mungon Under, je i lehtësuar për këtë fakt?

“E kam kontrolluar gjendjen e tij. Është mungesë e rëndësishme. Do të shohim si do të luajë trajneri tyre. Mes Turqisë dhe Andorrët do të ndryshojë diçka, patjetër”

Pse duhen kaq shumë mbrojtës?

“Do të mundohemi të dominojmë, por do të mendohemi”

Vendosni bast për 6 pikë?

“Po vura bast do më skualifikojnë (qesh)”

Krijon presion çështja e pritshmërive?

“Kur luan në kombëtare është e rëndësishme presioni. Kombëtare si Turqia, Islanda, Turqia është e qartë që ka presion. Është e rëndësishme për të shkuar në Evropian. Të luash këtu duhet të jesh i lumtur. Dikush mund të ketë bërë edhe kontrata të mëdha për shkak të kombëtares. Nuk duhet të mos jemi mosmirënjohës. Unë gjithashtu kam mirënjohje të madhe për Shqipërinë. Kur dëgjoj himnin shqiptar, edhe pse se di, më jep emocion. Jam gati të vishem dhe të luaj. Dua këtë që ta kenë edhe lojtarët”

Sa i rëndësishëm mund të jetë Abrashi?

“Është lojtar i rëndësishëm. Duhet të tregojë se sa vlerë ka Shqipëria. Luan në Bundesligë, është lojtarë i rëndësishëm. Në mesfushë kemi nevojë për dikë që vrapon dhe sulmon. Kemi dëshirë, cilësi dhe shpirtin e lojës”

Vrioni dhe Mihaj u “dogjën”, mund të përdorej edhe kjo me Durmishajn?

“Vrioni do të bëhet i rëndësishëm për Shqipërinë. Kam marrë vetëm 2 sulmues, si zgjidhje. Pastaj do të shikojmë nëse do të luaj me Greqinë Durmishaj. I respektoj edhe ata që kanë zgjedhur për të luajtur me kombëtare të tjera. Problemi është se njëherë thonë po, pastaj jo, pastaj të fikin celularin, pastaj të merr menaxheri të thotë është me pushime. Këta që bëjnë kështu nuk do të bëhen lojtarë të vërtetë. Nuk duhet të bëjnë këto lëvizje. Nuk kanë këllqe. Nuk po flas për asnjë në veçanti. E kuptoj menjëherë nëse një lojtarë do të vij apo jo. Nuk na bëjnë dot për budallenj. Po apo jo, nuk ka të mesme. Këtu vë bast. Nuk do të bëhen asnjëherë i rëndësishëm. I madh fare, e lëmë këtë pjesë. Do të flasim pas 2 vjetësh. Po u tregoj një rast, ishte një lojtarë kur shkuam e pamë. Erdhi babai, daja, kryetari i bashkisë, menaxheri, dukej sikur ishte Messi. Tani nuk e di ku luan. Përgjigja e tij ishte se nuk e di çfarë do të bëj. I thashë drejtuesit të federatës se këtij do t’i vëmë kryqin”.