Bota
Papa Françesku kritikon pabarazitë ekonomike në botë
Duke folur në Marok, gjatë vizitës së tij ditë më parë, Papa Françesku tha se problemet me migracionin nuk mund të zgjidhen me barriera fizike dhe me qasje jo të drejtë, por vetë me drejtësi sociale dhe korrigjimin e pabarazive ekonomike në botë.
Ai po ashtu ofroi mbështetjen e tij për përpjekjet e Mbretit të Marokut, Mohammed VI, për të përhapur një formë të moderuar të islamit, që nxit dialogun ndërfetar dhe kundërshton çdo formë të terrorizmit apo dhunës, duke u thirrur në emrin Zotit.
Deklaratat e Papës janë nxitur edhe nga zotimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se do të mbajë premtimin e tij elektoral për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën që do të mbyllë kufirin, nëse Meksika nuk ndal migrantët që të vijnë në SHBA, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Çështja e migracionit kurrë nuk do të zgjidhet duke ngritur barriera, duke nxitur frikë te të tjerët ose duke ua mohuar ndihmën atyre që me të drejtë aspirojnë një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre”, tha Papa Françesku”, transmeton Reuters.
“Ne gjithashtu e dimë se konsolidimi i paqes së vërtetë vjen duke ndjekur drejtësinë sociale, e cila është e domosdoshme për të korrigjuar pabarazitë ekonomike dhe trazirat politike, që kanë pasur gjithmonë një rol të madh në gjenerimin e konflikteve dhe kanë kërcënuar gjithë njerëzimin”, tha Ati i Shenjtë, përcjell Albinfo.ch.
Kjo është vizita e parë e një Pape në Marok në 34 vjetët e fundit. Papa Françesku ka lavdëruar monarkinë e Marokut për ofrimin e “trajnimeve për të luftuar të gjitha format e ekstremizmit, që çojnë në dhunë dhe terrorizëm, dhe që në çdo rast përbëjnë shkelje ndaj fesë dhe ndaj Zotit”.
E-Diaspora
-
Arrestohet shqiptari për këtë arsye në Angli Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Angli, pasi iu gjetën dhjetëra qese me...
-
Haradinaj diasporës: Mbështetjen tuaj për Atdheun, ta finalizoni me votën tuaj për Kosovën Fituese
-
Diaspora tregon interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë
-
Mediat zvicerane mbi pritjen e Kurtit si “yll roku” dhe “festimin e sukseseve” të tij, në Cyrih
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta
Jeta në Zvicër
-
Dyfishimi i plotë i hekurudhave të CFF midis Gjenevës dhe Lozanës kërkon kohë Ndërsa numri i pasagjerëve do të jetë dyfishuar në aksin Lozanë-Gjenevë midis 2010 dhe 2030, ndërtimi...
-
Zvicra shkurton trajtimet mjekësore për të kursyer para
-
SHBA kufizon aksesin e Zvicrës në çipat e AI
-
Fuqia punëtore ndërkufitare e Gjenevës arrin shifra rekord
-
Karin Keller-Sutter: Llogaritë e Konfederatës në 2024 do të jenë më të mira se sa pritej