Jeta në Zvicër
Papunësia, më e lartë në janar
Në janar, në Zvicër, papunësia është rritur përsëri. Bëhet fjalë për 3.8 për qind të papunëve, niveli më i lartë në gjashtë vjetët e fundit. Edhe në muajin e kaluar norma e papunësiës ishte 3.7 për qind.
Papunësia sezonale nuk ka ndryshuar, tregojnë të dhënat më të reja të publikuara nga Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO).
163’644 persona janë regjistruar në janar në qendrat rajonale të punësimit RAV. Kjo është rreth 5,000 më shumë se muajin e kaluar. Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, janë 12.600 njerëz më shumë të pa punë. Do të thotë janë 8.4 për qind më shumë.
Për të rinjtë e moshës midis 15 dhe 24 vjeç janë regjistruar 21’100 të papunë. Papunësia e të rinjve u rrit me 2.7 për qind krahasuar me muajin dhjetor, respektivisht 8.6 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












