Bota
Papunësia në Eurozonë, më e ulëta në 10 vjetët e fundit
Inflacioni në Eurozonë u rrit në 1.5 për qind në muajin shkurt, ndërsa në janar ishte 1.4 për qind, ndërsa papunësia mbeti e qëndrueshme 7.8 për qind, njoftoi Eurostat, përcjell albinfo.ch.
Inflacioni është në përputhje me pritjet e analistëve, por shkalla e papunësisë është më e ulët se parashikimi prej 7.9 për qind.
Shkalla e papunësisë prej 7.8 për qind në janar dhe dhjetor është në nivelin më të ulët të regjistruar në 19 vendet e Eurozonës që nga tetori i vitit 2008.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian 28 anëtarësh regjistruan papunësinë prej 6.5 për qind në janar dhe 6.6 për qind në dhjetor 2018. Krahasuar me janar 2018, papunësia ishte 7.2 për qind.
Republika Çeke ka nivelin më të ulët të papunësisë prej 2.1 për qind në janar të këtij viti, e ndjekur nga Gjermania me 3.2 për qind.
Spanja ka regjistruar papunësinë më të lartë në janar prej 14.1 për qind, e ndjekur nga Italia me 10.5 për qind. Greqia regjistroi nivelin më të lartë të papunësisë prej 18.5 për qind në muajin nëntor.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?