Kuzhina shqiptare
Paqë tradicionale

Përbërësit për brumin e paqës:
• 3 ve
• 3 lugë (gjelle) kos
• 3 lugë (gjelle) vaj
• 1 aditiv për brumë ( pecivë)
• Miell – (në bazë të nevojës)
• Kripë
• 1 kg nisheste
Gatimi i brumit:
Të gjithë përbërësit së bashku i përziejmë me mikser, pasi që masa të bëhet homogjene, hedhim miell derisa brumi të marrë dendësinë e duhur ( sikurse brum i bukës).
Pasi që të kemi bërë brumin, nga ky brum ndajmë 20 kuleq ( d.m.th. nga secili kulaq nga 1 petë) .
Pastaj brumi lihet të pushojë rreth 20 minuta, pasi që të pushojë brumi, fillojmë një nga një kuleqët t` i hollojmë, hollimi i kuleqëve bëhet me nisheste.
Pasi që kemi holluar dhe i kemi vendosur petët në një enë (tepsi ) të rrumbullakët, atëherë marrim margarinë (të shkrirë) dhe ia hedhim paqës sipër, pasi që të kemi hedhur maragarinën e shkrirë, e prejmë paqën në formë katrore ose rombike (varet si dëshirojmë ne).
Pjekja bëhet në temperaturë 200 gradë celsius për afro 15 minuta (derisa paqa të marrë ngjyrë të kuqërremtë).
Përbërësit për salcën e paqës:
• 200 gr mish viçi
• 3 thelbinj hudhre
• 5 lugë (gjelle) kos
• 1 apo 2 lugë piper i kuq
Gatimi i salcës:
Në një enë ziejmë mishin mirë e mirë, pasi të zihet mishi, përzihet së bashku me 3 thelbinj hudhre dhe 5 lugë kos, dhe përzihet gjersa masa të bëhet homogjene.
Salcën e përgatitur e hedhim sipër çdo copë (katrori ) të paqës .
Mbas kësaj, në një enë marrim 100 gr margarinë dhe 1 apo 2 lugë, piber të kuq dhe i vëmë në zjarr, përzihen mirë e mirë, pasi që masa të jetë përzier, atëherë edhe këtë e hedhim mbi copat e paqës që më parë e kishim prerë.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis Një skiator 71-vjeçar vdiq jashtë pistës në Zermatt, Valis, të premten në mëngjes. Përpjekjet për ringjallje... -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025












