Lajme
Paralajmërojnë shkencëtarët: Mesazhi i NASA-s mund të rrezikojë Tokën nga një sulm alien
Disa shkencëtarë nga Oxford kanë paralajmëruar se një mesazh i koduar që NASA po planifikon të dërgojë në hapësirë do ta vinte planetin tonë në rrezik nga një sulm alien.
Përgjigjja e pyetjes, a jemi vetëm në këtë univers? – i ka munduar gjithnjë shkencëtarët, por të gjitha përpjekjet për të gjetur prova të jetës inteligjente deri tani kanë dështuar.
Dhe ky mesazh ka pikërisht këtë qëllim – vendosjen e një ure komunikimi mes nesh dhe civilizimeve të mundshme aliene.
Para se të vdiste, fizikanti i famshëm, Stephen Hawkings, kishte paralajmëruar vazhdimisht kundër përpjekjeve të tilla, të cilat duhet thënë nuk janë të parat.
Mesazhi i parë i kësaj natyre është realizuar në vitin 1974 dhe qëllimi i tij ka qenë pikërisht transmetimi i koordinatave të sakta të vendndodhjes së planetit tonë në galaktikë.
Ky mesazh quhej Arecibo, dhe versionit të tij të përditësuar në vitin 2022, i është dhënë emërtimi “Feneri i Galaktikës”.
Në mesazh tregohet vendndodhja ekzakte e sistemit tonë diellor si dhe një ilustrim i Rrugës së Qumështit, sipërfaqes së tokës, ADN-së tonë si dhe figurave të një burri dhe një gruaje humane.
Gjithashtu, në mesazh përfshihen disa koncepte bazike matematikore dhe fizike si edhe disa informacione rreth përbërjes biokimike të planetit Tokë.
Mesazhi përfundon me një ftesë takimi mes nesh dhe këtyre civilizimeve.
Sipas akademikëve të Oxford, këto përpjekje po injorojnë tërësisht mundësinë se këto civilizime aliene mund të mos tregohen edhe aq miqësore ndaj nesh.
Sipas disa deklaratave të shkencëtarit Ander Sandberg nga Institutin e të Ardhmes së Njerëzimit në Oxford për The Telegraph, transmetimi i këtyre informacioneve sensitive në hapësirë e përball Tokën me një rrezik të konsiderueshëm.
Në vitin 2015, Hawking ishte pjesë e një eventi gjatë të cilit ai tregoi mbështetjen e tij për kërkimet e jetës aliene, ama ai gjithashtu paralajmëroi kundër ekspozimit tonë ndaj tyre, duke marrë një shembull konkret nga përballjet e njerëzimit me specie më pak inteligjente se vetja.
“Nëse hedhim një sy kah historia, kontakti mes njerëzve dhe organizmave më pak inteligjente ka provuar të jetë gjithnjë shkatërrues – të paktën nga këndvështrimi i species tjetër – ndaj edhe takimet mes civilizimeve më të avancuara me ato me primitive kanë shkuar gjithnjë keq për ato më pak të avancuarat”, tha ai.
Hawking shtoi se alienët kanë shumë mundësi të jenë më të fuqishëm dhe më inteligjent se ne dhe se “ata mund të na shohin ne, njësoj siç ne shohim sot bakteret”. /Telegraph.co.uk
E-Diaspora
-
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë Në komunën e Francavilla al Mare në rajonin Abruzzo të Italisë u mbajt ceremonia e hapjes... -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit













