Shkurt.ch
Paris: Së paku 6 të vdekur nga shpërthimi
Hetuesit dyshojnë se shkaktar i aksidentit mund të jetë shpërthimi i gazit
Në natën në mes të shtunës dhe të dielës, nga rrënimi i një ndërtese banimi në periferi të Parisit kanë humbur jetën së paku gjashtë persona. Dy të tjerë konsideroheshin të zhdukur ndërsa gjithsej 11 banorë kanë pësuar lëndime.
Ndërtesa katër katëshe është rrënuar pas një shpërthimi, shkaku i të cilit ende nuk dihet. Forcat e shpëtimit kanë thënë se për të kryer punën e tyre në tërësi u duhen së paku edhe 24 orë. Shefi i tyre ka thënë për mediet franceze se ende ka shpresa që të zhdukurit të gjenden të gjallë në gërmadhat e ndërtesës. Por, kërkimi paraqitet i vështirë pasi që pjesë të ndërtesës rrezikonin të rrënoheshin prandaj paraprakisht duheshin siguruar.
Hetuesit nga policia dhe ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve dyshojnë se shkaktar i aksidentit mund të jetë shpërthimi i gazit.
Sipas dëshmive të banorëve dhe të zjarrfikësve, në afërsi të vendit të shpërthimit kanë qenë duke u zhvilluar punime për rrjetin e furnizimit me gaz dhe me energji elektrike. Ndërkaq, furnizuesi me gaz GRDF ka siguruar se para fatkeqësisë nuk ka pasur të dhëna për ndonjë defekt në rrjetin e gazit.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj Shumë pak mësues po trajnohen në Zvicër, me një mungesë të rëndësishme që pritet deri në...
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë