Shkurt.ch
Parlamenti kërkon ndalim të plotë të vizitave të azilkërkuesve në vendet e prejardhjes
Me një ndalesë të plotë (të përgjithshme) do të bëheshin të pamundura edhe vizitat e të afërmve që jetojnë në ndonjërin nga vendet fqinje me Zvicrën ose edhe ekskursionet shkollore në këto vende
Çështja e lejimit ose jo të udhëtimeve të azilkërkuesve në vendet e prejardhjes është temë rreth të cilës viteve të fundit në Zvicër ka pasur mjaft debat. Së fundi, me të është marrë sot në seancën e saj edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, shkruan srf.ch
Deputetët me shumicë janë shprehur për një ndalesë të përgjithshme të këtyre udhëtimeve, transmeton albinfo.ch. Sipas një mocioni të bërë sot në parlament nga FDP, SVP dhe CVP duhet që të luftohen në mënyrë më efektive udhëtimet e kësaj natyre.
Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga është përpjekur pa sukses të argumentojë para deputetëve se as sot refugjatët, të pranuarit përkohësisht (me vizë F) ashtu si dhe azilkërkuesit, nuk kanë të drejtë të vizitojnë vendet e tyre të prejardhjes. Ajo ka thënë abuzimet në këtë drejtim po luftohen me angazhim të madh por ato nuk mund të përjashtohen në mënyrë të plotë.
Me një ndalesë të plotë (të përgjithshme) do të bëheshin të pamundura edhe vizitat e të afërmve që jetojnë në ndonjërin nga vendet fqinje me Zvicrën ose edhe ekskursionet shkollore në këto vende. Ndërsa Sommaruga ka thënë se në këso raste, sipas praktikës së tashme, asaj i drejtohen me letër shkollat ose familjarët e nxënësve të prekur.
Lidhur me vërejtjet se ka shumë udhëtime në Eritre të refugjatëve nga ky vend, Sommaruga ka thënë se bëhet fjalë për ish refugjatë të cilët tashmë e kanë pasaportën zvicerane, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në rastet kur konstatohet se dikush me status të njohur refugjati ka vizituar vendin e prejardhjes, atij i tërhiqet njohja e azilit.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë











