Maqedonia

Pas 11 vitesh përsëri fluturime mes Athinës dhe Shkupit

Shkupi dhe Athina kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në 17 qershor 2018 për zgjidhjen afatgjatë të kontestit të emrit. Maqedonia në të ardhmen do të quhet Maqedonia Veriore.

Linjat ajrore mes Maqedonisë dhe Greqisë sapo janë riaktivizuar pas 11 vitesh pezullim, shkruan albinfo.ch. Agjencia Aegean Airlines kishte ndërprerë fluturimet drejt Shkupit, pasi në 2007 emri i aeroportit u riemërua “Aleksandri i Madh”, ndërsa qeveria e Zoran Zaevit e ndryshoi atë në Aeroportin e Miqësisë. Fluturimet do jenë dyherë në javë.

Shkupi dhe Athina kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në 17 qershor 2018 për zgjidhjen afatgjatë të kontestit të emrit. Maqedonia në të ardhmen do të quhet Maqedonia Veriore.