Lajme
Pas embargos, rritje çmimesh në veriun e Shqipërisë
Embargoja e qeverisë kosovare ndaj mallrave të Serbisë po ushtron ndikim në tregun e Veriut të Shqipërisë.
Bllokimi i mallrave nga Serbia për në Kosovë ka krijuar një situatë jo të favorshme, veçanërisht në tregun verilindor.
Tregtarët vendas që zhvillojnë tregti të përditshme në tregjet e Kosovës, kryesisht në Prizren, kanë nisur të shqetësohen për ndikimin ekonomik mbi bizneset e tyre nga kjo bllokadë.
Në Kukës numërohen afro 100 pronarë furgonësh apo kamionësh, që dalin përditë në tregun e Prizrenit, nga ku sjellin në Kukës kryesisht miell, misër dhe ushqim koncentrat për bagëtinë, mallra këto, që vijnë nga Serbia në tregun kosovar dhe prej andej shpërndahen në Kukës, Has, Tropojë e më gjerë.
Ndikimi i parë është se këta pronarë mjetesh që tani po ndjejnë rrezikun e mbetjes pa punë. Nga ana tjetër, mungesa në treg e këtyre mallrave ka filluar që tani të përkthehet në rritje çmimesh, në pritje që këto produkte të gjenden e të sillen nga tregje të tjera.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove










