Lajme
Pas katastrofës në Blatten: Dilema e rindërtimit midis zonave të kuqe dhe shpresës komunitare

Dhjetë ditë pas rrëshqitjes masive të dheut që e fshiu nga harta fshatin Blatten në kantonin Valais, pyetjet mbi të ardhmen e tij mbeten të shumta dhe pa përgjigje të qarta. Megjithëse autoritetet kanë premtuar rindërtim, sfidat përpara janë të mëdha që nga sigurimi i një vendndodhjeje të re jashtë zonave të rrezikut e deri te ruajtja e ndjenjës së komunitetit që një tragjedi e tillë kërcënon ta copëtojë, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
“Blatten ka ende një të ardhme. Do të kthehemi atje,” deklaroi menjëherë pas katastrofës presidenti i bashkisë, Matthias Bellwald. Por, përballë një harte të rrezikut që klasifikon pothuajse të gjithë Lötschental-in si zonë të kuqe, fjalët e tij përballen me realitetin e pamëshirshëm të natyrës dhe kufizimeve ligjore.
Këshilltari Federal Albert Rösti e bëri të qartë se asnjë plan rindërtimi nuk do të miratohet në zona të kuqe, pavarësisht ndonjë përjashtimi të mëparshëm në zona të tjera të Valais. Kjo e lë të hapur vetëm mundësinë e gjetjes së një vendi të ri jashtë zonave të ndaluara, diçka e vështirë në një terren të pjerrët dhe me pak hapësirë të sigurt.
Eksperti i rreziqeve natyrore, Andreas Zischg, ofron një dritë shprese: ndërtimi i strukturave mbrojtëse, si mure kundër ortekëve apo barriera kundër rrëshqitjeve, mund të ulë rrezikun në disa zona të kuqe në një nivel të pranueshëm. Por ky është një proces që kërkon analiza të gjata dhe investime të mëdha, dhe një zgjidhje përfundimtare mund të vonojë deri në dhjetë vjet, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, këshilltari kantonal Beat Rieder, i cili jeton në luginë, paralajmëron: “Nëse zhvendosemi brenda dhjetë vjetësh, popullsia nuk do të jetë më atje.” Ai kërkon një proces të përshpejtuar, duke sugjeruar që një zgjidhje provizore ose e pjesshme të arrihet brenda një viti.
Shembulli i Gondos, i shkatërruar nga një rrëshqitje balte më 2000, ofron një narrativë shprese. Aty, pavarësisht 13 viktimave dhe largimit të shumë banorëve, komuniteti u ringrit me ndihmën e donacioneve dhe përkushtimit lokal. “Ne e paguam shtrenjtë, por u kthyem,” thotë Rolf Gruber, një banor që ka jetuar për dekada në fshat.
Sot, Gondo është ende i vogël, me vetëm 75 banorë, por ka ruajtur zemrën e vet kolektive. Për kryetarin e fshatit, Daniel Squaratti, rikthimi ishte më shumë se rindërtim fizik ishte një akt identiteti: “Blatten nuk është vetëm një vend, është një ndjenjë.”
Një grup koordinimi është krijuar për të vlerësuar mundësitë dhe për të udhëhequr rindërtimin. Por të gjitha sytë janë tani te kantoni i Valais, autoritetet federale dhe komuniteti lokal, për të parë nëse Blatten do të ndjekë rrugën e Gondos apo do të mbetet një kujtim i dhembshëm i rrezikut malor, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it Ngjarja do të mbahet në Boulevard Kreuzlingen, të shtunën, më 21 qershor 2025, nga ora 11:00...
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
-
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran rrezikon ta shfuqizojë pagën minimale në Gjenevë Parlamenti zviceran ka votuar këtë javë në favor të dhënies së përparësisë marrëveshjeve kolektive të punës...
-
Zvicër: Disa nga bakshishet së shpejti do të rrjedhin në AHV
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
Mbyllet versioni i shtypur i gazetës së fundit falas në Zvicër, “20 Minuten”
-
Kompania franceze SNCF paralajmëron për mashtrim për klientët zviceranë dhe francezë