Lajme

Pas më shumë se tetë ditëve nën rrënoja, shpëtohen dy vëllezër

Raportohet se dy vëllezër u nxorën nga rrënojat në rajonin Dulkadiroglu, në qytetin Kahramanmaras, rreth 200 orë pas tërmeteve në Turqi.

Punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në qytetin Kahramanmaras vazhdojnë ende, nëntë ditë pas shkatërrimit pothuajse total.

Shumë ekipe të kërkim-shpëtimit kryejnë punime në rrënojat në një pallat të shembur në bulevardin “Salman Zulkadiroglu”, në lagjen ”Sutçu Imam”, në rajonin qendror Dulkadiroglu, në Kahramanmaras.

Ekipet arritën të shpëtojnë pothuajse pas 200 orësh pas tërmetit dy vëllezër, prej të cilëve Muhammed Enes Yeninarin, 17 vjeç, dhe vëllai i tij të madh, Baki Yeninar, 21 vjeç.

Vëllezërit, të cilët u nxorën të plagosur, u dërguan me ambulancë në spital.