Lajme
Pas pandemisë, Zvicra hapi shumë vende pune
Pandemia në Zvicër për dy vjet gati kishte kufizuar vendet e reja të punës, për shkak të situatës pandemike, që kishte relativisht numër të lartë të të infektuarve. Kjo ndikoi që shumë vende të reja të punës të pauzojnë deri në një datë të caktuar, transmeton albinfo.ch.
Kaspar Engeli, Drejtor i Shoqatës së Tregtisë Zvicerane, në një prononcim për mediat zvicerane thotë se të shumta janë kompanitë që po rritin shpejtësinë përsëri pas kulmit të pandemisë të hapin vende të reja pune, për të dominuar.
Më së shumti thuhet se këtij shteti i nevojiten specialistë. “Jo vetëm në IT, por edhe në të gjitha tregtitë manuale dhe në shumë fusha të tjera. Teknikët e mekatronikës, për shembull, janë veçanërisht të kërkuar”, thotë Kaspar Engeli (58), Drejtor i Shoqatës së Tregtisë Zvicerane.
Sipas referimit të punësimit, numri i shpalljeve të punës për programuesit ishte rreth 50 për qind më i lartë, siç ishte rasti për zhvilluesit e softuerit. Vitin e kaluar vetëm profesionistët e bankës ishin në kërkesë më të madhe (+68 për qind).
Nisur nga kjo, shanset për të gjetur një punë të re janë aktualisht shumë të mira. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i pozicioneve të shpallura është rritur sërish në muajin shkurt.
Referuar Michael Page Swiss Job Index, numri i vendeve të punës të shpallura në shkurt 2022 ishte 41.1 për qind më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se ritmi i rritjes së shpalljeve për punë është dy herë më i lartë se para pandemisë, thotë konsulenti i personelit.
Sidoqoftë, numri i vendeve të punës të shpallura gjithashtu vazhdoi të rritet në krahasim mujor. Numri i vendeve të punës të shpallura u rrit me 6.7 për qind nga janari në shkurt. Rritje mbi mesataren është shënuar veçanërisht në Zvicrën frankofone (+ 8,1 për qind). /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












