Kriza në Ukrainë
Pas propozimit të Putinit, Ukraina e “gatshme” për bisedime direkte, kërkon armëpushim fillimisht
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është “i gatshëm” të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të biseduar për arritjen e një armëpushimi, teksa e ka cilësuar si sinjal pozitiv për përfundimin e luftës thirrjen nga Moska zyrtare për bisedime të drejtpërdrejta.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky ka shkruar se është “sinjal pozitiv që rusët më në fund kanë filluar të mendojnë për përfundimin e luftës. Hapi i parë i domosdoshëm është arritja e një marrëveshjeje për armëpushim”, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, gjatë një konference për shtyp në Moskë, Putini e shpërfilli thirrjen për një armëpushim të shpejtë 30-ditor në luftën në Ukrainë dhe kërkoi të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta dhe “pa parakushte” me Ukrainën, me gjasë në Stamboll më 15 maj.
Ndonëse nuk e ka përmendur drejtpërdrejt thirrjen për armëpushim, Putin propozoi “rifillimin” e bisedimeve për paqe, që u zhvilluan mes Rusisë dhe Ukrainës në prill të vitit 2022. Ai deklaroi se së shpejti do të flasë me presidentin e Turqisë, për të kërkuar ndihmën e tij për t’i ndërmjetësuar bisedimet në Stamboll.
“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që, gjatë këtyre bisedimeve, të arrijmë ndonjë marrëveshje për një armëpushim të ri”, shtoi Putin.
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss Dardani, familjar: "Si familje, jemi të befasuar për të mirë nga numri i njerëzve që kanë... -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028











