Sport
Pas Shaqirit edhe Milan e Juventusi
Shtohet interesimi për talentin shqiptar të futbollit, Xherdan Shaqirin.
Sipas mediave italiane, të cilat i tranmseton gazeta Blick e Zvicrës, kampioni italian, Milan, si dhe gjiganti Juventus, kanë shfaqur gjithashtu interesim për ta angazhuar në radhët e veta, sulmuesin super të talentuar kosovar Xherdan Shaqiri (19).
Interesimi italian mbetet edhe më tutje në Zvicër, pikërisht te futbollistët shqiptarë.
Pajtim Kasamin e do Cesena, kurse Granit Xhakën Udinese..
E gjithë kjo ndodhi pas paraqitjes së mrekullueshme të Shaqës në ndeshjen e fillimit të EURO U21.
Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri është vlerësuar si njëri nga gjashtë yjet që po marrin pjesë me përfaqësueset e tyre në Kampionatin evropian për Shpresa (U-21), në Danimarkë
Shaqiri i prin kësaj liste të yjeve të “Euro 2011” para Juan Matas të Valencias e Christian Eriksenit të Ajaxit. Ky i fundit pas ndeshjes me Zvicrën ka mbetur i impresionuar me Shaqirin, duke thënë se dëshiron të bëhet si Shaqiri.Shaqiri vazhdon të jetë në “radar” edhe të klubeve si Manchester United, Liverpool, Arsenal, Bayern Munchen, PSV Eindhoven e të tjera.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në BernëMbrëmjen e djeshme, Ambasada... -
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026












