Lajme
Rikthehet mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Ticino
Pas shumë vjetëve, Swiss Albanian Women – Ticino, në bashkëpunim me LAPSH Zvicër rikthyen mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Ticino.
Në Liceo Kantonal të Bellinzones, me një ceremoni modeste, më 18 shtator 2021, u përurua fillimi i vitit shkollorë 2021/2022, ku filluan mësimin 10 nxënës nga klasa e parë fillore deri te klasa e 9-të.
Na nderoi me ardhjen e tij kryetari i LAPSH-it, z. Nexhat Maloku, i cili me një fjalë rasti përgëzoj zonjën Lindita Osmani, ish-nxënëse e shkollës shqipe, për iniciativën si dhe shoqatën Swiss Albanian Women – Ticino për punën dhe vullnetin e nënave për të rihapur shkollën.
Zonja Osmani foli për rëndësinë e kësaj arritje, si dhe i falënderoj prindërit për bashkëpunimin dhe interesimin për shkollën shqipe. Ajo theksoi se SAW-TI është duke vazhduar punën e paraardhësve të tyre dhe se vetëm fal punës së tyre dhe vetëdijesimit të prindërve ne arritëm që sot të jemi këtu. Një falënderim i veçantë shkoi edhe për ato nëna që u bashkuan që të realizohet ky projekt kaq i duhur e i qëlluar.
Në këtë rast u dhuruan dy mirënjohje nga shoqata për t’i nderuar për punën e tyre të palodhshme ish-mësuesin z. Hazbi Gubetinin dhe z. Mustaf Kryeziun, ish-kryetari i Lidhjes së arsimtarëve dhe prindërve në Kanton Ticino, njëherësh edhe anëtar i kryesisë se LAPSH-it në Zvicër.
Mësuesja Melihate Durmishi përshëndeti nxënësit e saj, prindërit e të gjithë të pranishmit, i ftoi nxënësit të shkojnë në klasë për të filluar kështu dita e parë e mësimit.
TV RIVIERA 24 ndoqi nga afër gjithë ceremoninë, ku me përkushtim e përcolli festën duke filmuar, fotografuar dhe duke intervistuar të pranishmit.
Një muaj më vonë, më 16 tetor 2021, në Bellinzona u hap dhe paralelja e dytë, me mësuesen Safete, duke përfshirë edhe nxënësit e grupmoshave parashkollore.
E-Diaspora
-
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut Një moment historik është shënuar sot për Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi... -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën Qiratë vazhduan të rriten në qershor në të gjithë Zvicrën, sipas platformës së pronave Homegate. Nga... -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane?
















