Lajme

Pasaporta e vaksinimit, e nevojshme për të hyrë në klubet e natës në Angli

Ministri i Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, Nadhim Zahawi, u tha mediave britanike të dielën se qytetarët që duan të frekuentojnë klubet e natës apo edhe vende të tjera të mbushura më njerëz duhet të jenë të pajisur me një pasaportë vaksinimi që nga fundi i shtatorit.

Zahawi i tha Sky News se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po punonte me industrinë e jetës së natës për të siguruar që vendet të hapen “në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme”.

“Ne po shikojmë deri në fund të shtatorit, kur të gjithë kanë pasur mundësinë të vaksinohen plotësisht, për vendet e mëdha, vende që mund të përfundojnë duke shkaktuar një rritje të vërtetë të infeksioneve, ku ne duhet të përdorim procesin e certifikimit”, tha ai.

Rregulli i ri do të zbatohet vetëm në Angli, me qeveritë e transferuara në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore, përgjegjëse për të bërë gjykimet e tyre nëse duan të respepktojnë këtë rregull apo jo.