Kuriozitete
Passati i ri hyn në histori, një prej modeleve më të famshme
Volkswageni sapo ka prezantuar para botës gjeneratën e nëntë të veturës së dytë më të shitur
Marka Volkswagen ka prezantuar të enjten një prej modeleve më të famshme në histori. Dje u prezantu para botës gjenerata e nëntë e veturës së dytë më të shitur në botë, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se që nga prezantimi më 1973, Volkswageni ka shitur 30 milionë njësi të Passatit. B9 do të vijë si ‘karavan’, pasi versioni sedan zyrtarisht ka marrë fund.
Theksohet se Passati 2024 është krijuar në platformën e njëjtë si gjenerata e ardhshme e Tiguanit dhe Golf 8. Ky është versioni më i madh i Passatit ndonjëherë, me gjatësi prej 4.9 metrash.
Po ashtu, stili nuk ka evoluar shumë. Passatit do të ndjekë shenjat dalluese të modeleve elektrike të Volkswagenit. Interieri sjell ndryshim, kryesisht falë ekranit të madh me prekje.
Ndërkohë sa u përket motorëve, linja përbëhet edhe nga modelet hibride me benzinë për herë të parë në histori të Passatit. Bëhet fjalë për motorin 1.5-litërsh eTSI që bashkë me baterinë 110 kilovatësh sjellin fuqinë prej 148 kuajfuqish. Më pas është një model 2.0TSI me 201 kuajfuqi që shpërndahen në ngasjen me të gjitha rrotat. Ekziston edhe një model me 261 kuaj fuqi.
Adhuruesit e modeleve me naftë, Volkswageni ka prezantuar sërish modele 2.0 TDI me tri variante fuqish, 121 kuaj fuqi, 148 kuaj fuqi dhe 190 kuaj fuqi.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












