E-Diaspora
Patrik Nuo gjurmëve të Travoltës, luan në mjuziklin “Grease”
Për të realizuar këtë projekt të madh muzikor, Patrick Nuo do të kthehet në Zvicër nga SHBA ku jeton aktualisht
Patrik Nuo, këngëtari i njohur zviceran me prejardhje shqiptare, pas një pauze të heshtjes, sërish “ndjehet i gjallë”. Ai ka provuar skenën e pop muzikës gjermane, xhunglën dhe pjesëmarrjen në jurinë e spektaklit të madh gjerman për zbulimin e talenteve të muzikës.
Por, ajo që Patriku nuk e kishte provuar deri më tash, ishte mjuzikli. Pikërisht roli në mjuziklin e njohur “Grease” (Ethet) do ta bëjë sërish këngëtarin me prejardhje nga Gjakova protagonist në arenën e muzikës së popullarizuar.
Duke provuar veten në këtë zhanër muzikor-skenik Nuo shkon gjurmëve të yllit hollivudian John Travolta, shkruan t-online.de. Ky i fundit e kishte popullarizuar mjuziklin dhe filmin muzikor “Grease” në vitet shtatëdhjetë duke e bërë simbol muzikor të një gjenerate. Subjekti i mjuziklit është marrë nga jeta e të rinjve të viteve pesëdhjetë.
Për të realizuar këtë projekt të madh muzikor, Patrick Nuo do të kthehet në Zvicër nga SHBA ku jeton aktualisht. Regjinë e veprës “Grease” do ta bëjë Danny Zuko.
Mbetet të shpresohet se Nuo me këtë rol përfundimisht do t i kthehet vokacionit të tij të parë, muzikës. Duke i dhënë fund një periudhe kur ai më shumë përflitej për çështje nga jeta e tij private në shtypin e thashethemeve se sa për muzikën.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













