Bota
Pendohet grabitësi, i kthen paratë, por kërkohet nga policia
Policia gjermane është vënë në kërkim të një grabitësi, i cili pasi vodhi qindra euro nga një pikë karburanti, i ktheu sërish atje pas pak orësh.
Sipas policisë, një grabitës i maskuar hyri në zyrën e një pike karburanti të qytetit të Griesheimit dhe i kërkoi punonjësit që t’i mbushte me paratë e xhiros ditore çantën që kishte me vete, përpara se të zhdukej në errësirën e natës.
Policia filloi kërkimin e tij pas njoftimit, ndërkohë që, pas dy orësh, grabitësi shkoi sërish në pikën e karburantit dhe i hodhi paratë përpara derës së zyrës për t’u larguar edhe një herë pa u diktuar nga forcat e rendit, transmeton “ATSH”.
Sidoqoftë, policia tha se nuk do të reshtë së kërkuari grabitësin, pavarësisht se ky i fundit ndërroi mendje, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














