Maqedonia
Për 20 vite Maqedoninë e kanë lëshuar 25% e popullatës
Sipas Bankës Botërore e cila iu referohet Kombeve të Bashkuara për 20 vite Maqedoninë e kanë lëshuar 25% e popullatës
Banka Botërore vazhdon t’i lëvdojë qeveritë. Në raportin e rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveria e LSDM-së, njëjtë sikur ajo e VMRO-DPMNE-së, në 10-vjetëçarin e kaluar, ka marrë vlerësime pozitive nga Banka Botërore.
Fatkeqësisht, gjysmë milion banorë në vend nuk mund të dëgjojnë se sa e mirë është ekonomia. Sipas Bankës Botërore e cila iu referohet Kombeve të Bashkuara për 20 vite Maqedoninë e kanë lëshuar 25% e popullatës, shkruan “Alsat”.
“Për Maqedoninë ky numër është rreth 25% të popullatës, duke pasur parasysh se kemi trend në rritje gjatë viteve të 90’ dhe në vitin 2000, me trend të vogël të uljes deri në vitin 2000, më pas përsëri trend të rritjes deri në vitin 2015, që është thuajse maksimumi historik”, deklaroi Bojan Shimbov, ekonomist në zyrën e Bankës Botërore në Maqedoni, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse rritja ekonomike vitin e kaluar ishte 0%, Banka Botërore ka nënvizuar se është mirë që në vitin 2017 në Maqedoni janë hapur 18 mijë vende të reja të punës. Ata rekomandojnë që të vazhdojnë masat aktive të punësimit, por të mos jepen aq para nga buxheti për këtë qëllim, që është kundër projektit të pushtetit paraprak “Maqedonia punëson”.
“Vitin e kaluar eksporti ka shënuar rritje më shpejtë se importi, me çka është ulur deficiti tregtar. Investimet e huaja kanë pasur rënie të vogël për shkak të krizës politike, por presin stabilizim të mëtutjeshëm. Pozitivisht është vlerësuar edhe ulja e borxhit publik, për herë të parë pas vitit 2008. Banka Botërore gjithashtu ka porositur Qeverinë që në mënyrë më efikase të grumbulloj tatime por edhe të shpenzojë më pak. Duhet të analizohet se si tatimi progresiv do të ndikojë ndaj grupeve të ndryshme, por në përgjithësi Qeveria po lëviz në drejtimin e duhur nëse merren parasysh të dhënat për të ardhurat buxhetore”, u shpreh Marko Mantovaneli, drejtor i zyrës së BB-së në Maqedoni.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













