Kosova
Për gjashtë muaj, arka e shtetit mblodhi afro 900 milionë euro
Dy institucionet që kontribuojnë më së shumti në buxhetin e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, thonë se brenda gjashtë muajve kanë treguar performancë të mirë në mbledhjen e të hyrave për arkën e shtetit.
Sipas projeksioneve të Qeverisë së Kosovës, nga të hyrat doganore për buxhetin e vendit gjatë këtij viti, duhet të grumbullohen mbi 1.2 miliard euro, ndërsa nga Administrata Tatimore e Kosovës mbi 500 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha për Radion Evropa e Lirë se presin që të tejkalojnë parashikimet e Qeverisë së Kosovës për mbledhjen e të hyrave për vitin 2019. Ai bën të ditur se që nga janari deri më tani, kanë arritur të mbledhin mbi 600 milionë euro.
“Dogana e Kosovës jo vetëm këtë vit, por edhe gjatë viteve të kaluara ka arritur të tejkalojë parashikimet. Derisa në vitin 2018 në periudhën e njëjtë kohore janar – korrik janë mbledhur 585 milionë euro, në këtë vit janë deri në 615 milionë. Pra, kemi një rritje për 30 milionë euro”.
Rritje të të hyrave ka treguar edhe Administrata Tatimore e Kosovës. Ditë më parë gjatë një konference për media, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka bërë të ditur se të hyrat nga tatimet për periudhën gjashtëmujore kanë arritur në vlerën në 239,5 milionë euro.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në REL.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













