Bota

Për herë të parë për lundrim del anija gjigante gjermane

Një anije gjigante gjermane ka dalë për herë të parë për lundrim në Papenburg të Gjermanisë.

Testimi i anijes AIDANova LNG ka filluar të martën, e cila mund të mbajë plot 5200 persona, përcjell albinfo.ch.

Anija që do të nisë udhëtimet në vjeshtë ka një gjatësi prej 337 metrash dhe gjerësi 42 metra. Ka 2 600 dhoma, ku përfshihen 31 suita, 312 kabina të brendshme, 198 kabina me ballkon oqeanik dhe 1 655 kabina me ballkon.