Lajme
Për këtë vit janë ndarë 250 milionë euro për autostradë
Pjesa e parë e autostradës në gjatësi deri në 38 kilometra do të hapet në fund të tetorit, ka paralajmëruar kryeministri, Hashim Thaçi.
“Do të përmbyllet me 30 tetor, 38 km i parë nga Vërmica deri përtej Therandës. Pastaj do të vazhdohet menjëherë, me punimet në seksionin e pestë. Pra gjithçka është duke shkuar sipas planit”, ka deklaruar ai.
Kryeministri Thaçi ka bërë të ditur se për këtë vit janë ndarë 250 milionë euro për autostradë dhe se punët nuk do të ndërpriten.
“Që nga fundi i vitit të ardhshëm, do të udhëtohet pandërprerë nëpër autostradën e kombit nga Tirana për në Prishtinë”, ka deklaruar ai
Kryeministri kumtoi se janë duke punuar rreth 3700 punëtorë, rreth 2500 janë punëtorë lokal, kurse rreth 60 kompani vendore punojnë si nënkontrektor.
Bashkë me kryeministrin gjatë inspektimit të punimeve ishin edhe shefat e ”Bektel Enkas”. Majk Adams, i Bektel si dhe Sinan Tara nga Enka, i mbështetën pohimet e kryeministrit dhe thanë se ky projekt momentalisht është ndër më të mëdhatë në Evropë.
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?












