Shkurt.ch
Për mbrojtje më të mirë të femrave në prostitucion
Një qasje të tillë e ka rekomanduar një grup ekspertësh i ngritur nga Ministria Federale për çështje juridike dhe të policisë
Për femrat e punësuara në fushën e erotikës duhet të sigurohet mbrojtje më e mirë. Për tu arritur kjo duhen përmirësuar kushtet bazike, të cilat do të formulohen në kuadrin e një politike nacionale mbi punën në fushën e shërbimeve të seksit.
Një qasje të tillë e ka rekomanduar një grup ekspertësh i ngritur nga Ministria Federale për çështje juridike dhe të policisë.
Në një raport që është bërë publik më 24 mars, grupi i ekspertëve propozon masa të ndryshme, ndër të cilat është edhe heqja nga norma ligjore e pikës që parasheh shkeljen e moralit. Ndërkaq ndalimi i prostitucionit sipas modelit të Suedisë nuk merret në konsideratë nga grupi në fjalë.
Grupi i ekspertëve i udhëhequr nga ish qeveritarja e St. Gallenit, Kathrin Hilber në një qëndrim të shpallur ka theksuar se gratë e punësuara në fushën e shërbimeve të seksit i nënshtrohen rregullisht situatave të shfrytëzimit dhe ndodh shpesh që të punojnë në kushte të diskriminimit.
Ekspertët janë të mendimit se marrja e masave të caktuara duhet të rriten të drejtat e tyre në mënyrë specifike. Masat duhet të merren nga politika, administrata dhe organizata private. Për shkak të potencialit të madh të abuzimit, statusi i valltareve të kabareve duhet të avancohet.
Grupi i ekspertëve ka parashikuar disa pika veprimi për të përmirësuar mbrojtjen e punëtoreve të seksit. Ai ka propozuar 26 masa, mes të cilave edhe heqjen e klauzolës së moralit në kontratat për prostitucion.
Grupi kërkon koordinim në mes të federatës, kantoneve dhe aktorëve nga shoqëria civile në përmirësimin e kushteve të femrave nga kjo kategori.
(Komunikatë nga Zyra Federale për Migracion – BFM)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













