Lajme
Për shkak të koronavirusit, ushtarëve në Tiçino u ndalohet dalja në qytet
Një masë e tillë është marrë për të shmangur mundësinë që pjesëtarët e ushtrisë të lëvizin pa nevojë në mesin e shoqërisë civile dhe për të ulur kështu rrezikun e përhapjes më të madhe të virusit
Ushtria zvicerane ka ndërmarrë masa në lidhje me përhapjen e koronavirusit në Kantonin jugor të vendit, që kufizohet me Italinë, në Ticino. Duke filluar nga sot, një ndalim dalje nga kazermat është urdhëruar për të gjithë pjesëtarët e ushtrisë në zonën e Tiçinos. Zëdhënësi i ushtrisë Daniel Reist e ka konfirmuar këtë vendim për “Blick”.
Një masë e tillë është marrë për të shmangur mundësinë që pjesëtarët e ushtrisë të lëvizin pa nevojë në mesin e shoqërisë civile dhe për të ulur kështu rrezikun e përhapjes më të madhe të virusit.
Ndryshe, mediat zvicerane sot kanë raportuar gjerësisht lidhur me ankesat që mjekët e kantonit të Tiçinos kanë në lidhje me “nënçmimin” që sipas tyre autoritetet qendrore po i bëjnë rrezikut nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch. Sipas tyre, masat që BAG (Zyra Federale për Shëndetësi) ka marrë ditën e djeshme, nuk janë të mjaftueshme, pasi që gjendja në terren është më serioze se sa që e ka gjykuar BAG.
Mediat po ashtu shkruajnë se, si rezultat i alarmimit të qytetarëve për rrezikun nga koronavirusi, ka filluar boshatisja e rasteve të shitoreve zvicerane. Po ashtu ka mungesë pothuajse të plotë të mjeteve dezinfektuese të lëngshme në barnatore, konstaton albinfo.ch. Qytetarët kanë blerë me shumicë artikuj të tillë, për t`i përdorur si masë mbrojtëse kundër infektimit me virusun e rrezikshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër














