Lajme
Kosovarit, për therrje me thikë, mbi 6 vjet burg dhe dëbim nga Zvicra
Shtetasi nga Kosova do të dëbohet nga vendi për një periudhë dhjetëvjeçare dhe do të paguajë shpenzimet gjyqësore
Gjykata penale e Lucernit ka shpallur fajtor një burrë që jeton në kantonin e Lucernit për tentativë vrasjeje. 46-vjeçari ishte përfshirë në një sherr me një burrë tjetër në Menznau në vitin 2019 dhe e kishte plagosur atë disa herë me një thikë xhepi që kishte tehun shtatë centimetra të gjatë.
Pas konfliktit, i sulmuari kishte pesë të prera dhe plagë nga thika, në pjesë të ndryshme të trupit, si në bark, në pjesën e sipërme të krahut dhe në shpinë, transmeton albinfo.ch. Por edhe sulmuesi, nga ana e tij, ka pësuar një thyerje të krahut.
Informacione të ndryshme për rrjedhën e ngjarjeve
Dy personat kanë dhënë deklarata të ndryshme për rrjedhën e konfliktit. Ndër të tjera, tashmë i dënuari ka deklaruar se personi përballë e kishte goditur disa herë me grusht në fytyrë, shkruan 20minuten.ch. Si pasojë, ai kishte humbur mendjen dhe kishte thyer krahun pasi qe rrëzuar.
Më pas, siç thotë ai, ka nxjerrë thikën për t’u mbrojtur. Kundërshtari i tij ka pësuar plagë me thikë në shpinë kur të dy janë rrëzuar gjatë konfliktit dhe ai ka rënë mbi thikë.
Kundërshtari, nga ana tjetër, kishte dëshmuar se i dënuari e kishte sulmuar me thikë xhepi dhe i kishte thënë se do ta vriste, transmeton albinfo.ch. Ai vetëm është përpjekur të mbrohej. Ai kishte arritur të kapte krahun e të dënuarit, në të cilin ai kishte mbajtur thikën. Të dy kishin rënë dhe i dënuari kishte thyer krahun.
Burgim dhe dëbim nga vendi
Gjykata penale nuk i ka besuar dëshmive të të dënuarit. Në përgjithësi, ato tregojnë “shumë kontradikta dhe mospërputhje për të qenë të besueshme”, thuhet në vendim. Deklaratat e të sulmuarit, megjithatë, janë “konstante dhe të besueshme”.
Kështu, Gjykata Penale e ka dënuar me gjashtë vjet e tre muaj burgim shtetasin nga Kosova, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu, ai do të dëbohet nga vendi për një periudhë dhjetëvjeçare dhe ndër të tjera do të duhet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore.
Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Është bërë ankim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













