Kosova
Përfaqësuesja e Maltës u tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit
Kryesuesja e Maltës ia rrah tavolinën Vuçiqit
Dje në Nju-Jork u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në këtë mbledhje presidentja Vjosa Osmani përfaqësoi Kosovën së bashku me katër të mbijetuarat e luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi, Fahrije Hoti, Elhame Muçolli dhe Shyrete Tahiri.
Prezenca e katër heroinave nuk i pëlqeu presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili shfaqi tension në fillim të kësaj mbledhjeje.
E një reagim që bëri kryesuesja e mbledhjes, Vanessa Fraser, nga Malta, ku u përplas me presidentin Vuçiq lidhur me minutazhën e replikave, ka marrë mbështetje të madhe në platformën “X”.
This is how you address dictators. They only understand the language of power. pic.twitter.com/UCpjwFmTV0
— Ivana Stradner (@ivanastradner) April 23, 2024
When you think you can behave anywhere like you are used to at home, but then there is decency, protocol, rules… Kudos to Malta.
— Aleksandra Tomanic (@AleksTomanic) April 22, 2024
Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka shkruar se kështu u drejtohemi diktatorëve, ata kuptojnë vetëm gjuhën e fuqishme.
“Dhe është për të qeshur që serbët tani po bëjnë shaka duke i kërkuar asaj të bëhet presidente e opozitës serbe që lufton regjimin e Vuçiqit. Ata bëjnë edhe shaka se pas këtij poshtërimi, Vuçiq tani do të pushtojnë Televizionet në Serbi për disa ditë duke treguar forcën e tij brenda vendit”, ka shkruar Stradner.
Mbështetje kryesueses së mbledhjes Vanessa Fraser për qasjen ndaj Vuçiqit i ka ofruar edhe Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkanin, Aleksandra Tomaniq.
“Kur mendon se mund të sillesh kudo sikur në shtëpi, por pastaj ka nder, protokoll, rregulla…Bravo për Maltën”, ka shkruar Tomanniq.
Edhe Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli, ka përgëzuar Fraser për qasjen e saj.
“Shikoni çfarë ndodh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kur Vuçiq përpiqet të bëjë atë lloj gabimi që BE-ja i ka lejuar atij të bëjë për vite të tëra. Kjo mund të funksionojë në Bruksel, por nuk po funksionon në Nju-Jork”, ka shkruar Vogel.
Gjatë debatit në sallë, Fraser hodhi kritika ndaj Vuçiqit për zgjatje të minutazhës së replikave.
Duke ia dhënë fjalën Vuçiqit, pas të cilit foli Osmani, ajo theksoi se të dy kanë nga tre minuta, sipas marrëveshjes që ishte arritur më parë, shkruan telegraf.
Në vend të prezantimit të tij, presidenti i Serbisë tha se nuk është dakorduar dhe shtoi “por nuk ka rëndësi”.
Më pas Fraser ngriti zërin dhe filloi të godiste grushtin e saj në tavolinë, duke thënë se ishte dakord dhe se zëvendësi i saj i tha se ishte dakord me presidentin serb.
Ajo ka treguar se nuk lejon që zëvendësi i saj të paraqitet si gënjeshtar.
E-Diaspora
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës Filmi i parë artistik i Fisnik Maxville, “The Land Within”, tregon historinë e një kosovari të...
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Zvicër
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës Filmi i parë artistik i Fisnik Maxville, “The Land Within”, tregon historinë e një kosovari të...
-
122 politikanë, viktima të spiunazhit kinez, përfshirë zviceranët
-
Dritat veriore mbi qiellin zviceran
-
19-vjeçarja zvicerane bën një zbulim spektakular, nderohet me çmim special
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër