Maqedonia
Përfundoi samiti Bërdo-Brioni në Shkup
Në samitin e Bërdo-Brioni morën pjesë shtatë presidentë dhe një kryeministër nga vendet e Ballkanit Perëndimor, informon albinfo.ch.
Samiti i njohur si ”Procesi Bërdo-Brijoni” që u organizua në Shkup ka përfunduar. Aty morën pjesë shtatë presidentë dhe një kryeministër nga vendet e Ballkanit Perëndimor duke sjellë edhe blindimin e Shkupit: Presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq; Borut Pahor i Sllovenisë; Aleksandar Vuçiq i Serbisë; Ilir Meta i Shqipërisë; Filip Vujanoviq i Malit të Zi; Hashim Thaçi i Kosovës si dhe kryesuesi i presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq.
Në takim ishte prezent edhe shefi i KE, Donald Tusk. Liderët u pajtuan që të mbështesin procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor si një trup i vetëm dhe të shkojnë së bashku në familjen e madhe evropiane. Ata një zëri u zotuan se do te forcojnë dhe do te shtojnë projektet e përbashkëta për reformat në gjyqësor, administratë, rritja e ekonomike dhe në të drejtat e njeriut. Liderët e Ballkanit Perëndimor gjithashtu u zotuan se do të ndihmojnë në reformat e vendeve respektive por nuk nuk do të përzihen ne punët e brendshme të njeri-tjetrit.
Për vitin e ardhshëm u ra dakord që vitin që vjen ta udhëheq Shqipëria këtë samit. Ne konferencën e përbashkët për shtyp foli dhe nikoqiri i samitit, Presidenti Ivanov.
Ndërsa në fjalën e tij, Presidenti Meta vlerësoi ndër të tjera se, së bashku kemi shfrytëzuar çdo moment për t’u angazhuar në një dialog të drejtpërdrejtë, megjithëqë jo gjithmonë kemi rënë dakord.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











