E-Diaspora

Përfundon projekti kundër radikalizimit: “Me shku në Mars”

Ka përfunduar projekti “Partir sur Mars – Me shku në Mars” i parandalimit të radikalizimit në kantonin Vaud, Zvicër

Pas luftës në Kosovë, te komuniteti shqiptar në Zvicër u ndie një frymë e re e lirë, me vizione e me projekte që përkojnë me situatën në të cilën gjendet komuniteti ynë.  Filluan organizimet e reja të shoqatave me qëllim të realizimit të aksioneve në fushat kulturore, artistike, shkencore, sportive apo humanitare.

Krahas këtij organizimi, interesimi dhe kureshtja e zviceranëve të njohin edhe më shumë komunitetin ndër më vital në Zvicër u shtua. Ashtu siç u shtuan kontaktet dhe vizitat e tyre në Kosovë.

Por paralelisht, ashtu pa hetuar, filluan të shfaqen dukuritë për të cilat nuk kishim dëgjuar shumë apo që ishin të fshehur dhe kishin mbetur nën hijen e situatës që mbretëronte në Kosovë para dhe gjatë luftës.

Dukuri si radikalizimi i të rinjve shqiptarë dukuria e dhunës në familje.

Dukuria e radikalizimit të të rinjve shqiptarë në Kosovë dhe Zvicër ishte, është dhe do të jetë temë dhe sidomos situatë që kërkon shumë angazhim të gjithanshëm të komunitetit tonë qoftë në Zvicër apo në Kosovë.

Dukuria e radikalizimit të rinjve në Zvicër kërkon analizë, shpjegim, angazhim, informim qoftë pranë dhe me komunitetin tonë qoftë me popullsinë zvicerane.

Kontaktet të drejtpërdrejta janë një mundësi më e mirë për t’u njohur. Po për të pasur kontakte, duhet që të krijojmë raste të tilla për njohje reciproke. Është një proces që kërkon tolerancë, kohë dhe shumë energji në njohjen reciproke në kontekstin e llojshmërisë kulturore. Ndërsa rezultati i këtij dialogu do shihet si pasuri ndërkulturore si formë më e mirë për të luftuar të gjitha format e radikalizimit dhe përjashtimit!

Në këtë prizëm të prandalimit të shfaqjes së dukurive të radikalizimit, Teatri Shqiptar “Kurora” me seli në Nyon të Zvicrës në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Klubin e UNESCO-s të Lozanës realizuan projektin të titulluar “Me shku në Mars” . Objektivat e projektit ishin të bazuara në organizimin e takimeve me të rinj, me përfaqësues të shoqatave shqiptare, përmes organizimit të tryezës të rrumbullakët me specialistët në fushat e parandalimit të radikalizimit, të krijimit të blogut lidhur me projektin http://partirsurmars.over-blog.com/ dhe krijimin e platformës së diskutimit lidhur me tematikën në fjalë.

Duke e pasur parasysh temën e prekur, anëtarët e komitetit të projektit menduan që të gjejnë formë më praktike të shtjellimit të temës me persona të ndryshëm dhe formuluan një pyetësor të bazuar në tri pyetje:

  1. Kur dëgjoj fjalën “Radikalizim” mendoj ….
  2. Format më mira të luftës kundër radikalizimit janë : 1. Forcimi i edukimit, 2. Ulja e papunësisë 3. Lufta e ndarjes të klasave 4. Nxitja e mirënjohjes reciproke.

Pyetjet ndikuan në futjen në temë në formë më të shpejtë e si formë e grumbullimit të përgjigjeve dhe lehtësirave për të krahasuar grupmoshat, nacionalitetet dhe për dhënien e mundësive të futjes në temë në formë më të organizuar.

Projekti ka pasur rezultate të mira pasi që, krahas realizimit të objektivave ka arritur që me metodologjinë e zgjedhur të ketë rezultate te publiku. Shfaqja teatrale me dramë të shkruar enkas për projektin, metodologjia e zgjedhur dhe forma profesionale e zbatimit, kanë ndikuar në realizimin e objektivave të përgjithshme dhe të veçanta.

Projekti ka qenë i mbështetur nga Policia Federale në kuadrin e aksionit të planit të aksioneve nacionale të luftës kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm (PAN).

  • Anëtar i komitetit të projektit