Bota

Përleshje mes të rinjve, vritet kosovari 15-vjeçar në Angli

Një i ri shqiptar me origjinë nga Kosova është viktima e radhës në valën e goditje me thikë që ka pllakosur Anglinë këto 18 muajt e fundit.

Elton Gashaj u godit për vdekje me thikë në zonën Salt Hill Park, Slough, Berkshire. Sipas policisë, kjo ngjarje e rëndë ndodhi pas një përplasje mes dy grupeve të përbërë nga të rinjtë nga ku humbi jetën 15-vjeçari, përcjell albinfo.ch.

Vera Gashaj, nëna e të ndjerit, deklaroi se ajo e kishte paralajmëruar policinë se djali në të shkuar kishte qenë subjekt sulmesh, pasi ai kishte ndërtuar një shoqëri të papërshtatshme.

Dy djem të moshës 15-vjeç dhe një tjetër i moshës 17 janë ndaluar nga policia, si të dyshuar për vrasje.