Sport

Përleshje mes tifozëve gjermanë dhe policëve në Romë

Ndeshja ndërmjet Lazio-s dhe Frankfurtit në Ligën e Evropës është shoqëruar me trazira të mëdha para fillimit të saj, derisa nuk kanë munguar incidentet as gjatë ndeshjes.

Plot 10 mijë tifozë gjermanë udhëtuan drejt Romës në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës, përcjell albinfo.ch.

Në afërsi të stadiumit “Olimpico”, ku është zhvilluar ndeshja, ka pasur përplasje mes tifozëve të Frankfurtit dhe policisë vendase.

Disa tifozë janë ndaluar edhe nga policia, madje janë shoqëruar për në polici.

Sipas raportimeve nga mediat italiane mësohet se ka edhe të plagosur, ndërkohë për disa minuta e gjithë Roma u përfshi nga kaosi.

Takimi përfundoi 1:2 nga Eintracht Frankfurt, që përfundoi e para në grup, derisa Lazio e dyta. Te skuadra italiane u paraqitën nga fillimi Valon Berisha dhe Riza Durmishi.