Lajme

Përmbledhje e lajmeve kryesore të Zvicrës për këtë javë

Hapja e dyqaneve të së dielës dhe ndërprerjet e ardhshme të orarit të trenave në rajonin e Bazelit, janë ndër lajmet kryesore zvicerane për këtë javë.

Këtu është një përmbledhje javore e lajmeve kryesore të javës për Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Ku do të fokusohen negociatat e ardhshme Zvicër-BE?

Zvicra dhe Bashkimi Evropian kanë më në fund një plan negocimi, me bisedimet që pritet të fillojnë më vonë në mars.

Çështjet kryesore për të cilat Berna dhe Brukseli duhet të bien dakord janë, ndër të tjera, imigrimi i qytetarëve të BE-së në Zvicër, mbrojtja e pagave, si dhe furnizimi i vazhdueshëm me energji elektrike nga BE-ja, përmbledh thelocal.

A do të hapen dyqanet zvicerane të dielën?

Shumë shtetas të huaj ankohen se e diela është një ditë “e vdekur” në Zvicër, sepse dyqanet janë të mbyllura dhe mbretëron heshtja.

Por pavarësisht kundërshtimit nga sindikatat, Këshilli Kombëtar pranoi një mocion për të modifikuar legjislacionin aktual, në mënyrë që të lejonte një numër të kufizuar shitësish të hapnin dyert e tyre për biznes në ditën e shtatë të javës.

Punonjësit e pavarur janë shumë të kërkuar në tregun zviceran të punës

Punëdhënësit në Zvicër po kërkojnë gjithnjë e më shumë të punësojnë përkthyes të pavarur dhe punëtorë të përkohshëm.

Kërkesa për të dyja është rritur përkatësisht me 23 për qind dhe 8 për qind.

Ky trend është i mirë për punëdhënësit, të cilët nuk duhet të investojnë para në trajnimin e punëtorëve ‘fiks’, si dhe për punëkërkuesit gjithashtu, sepse u pëlqejnë avantazhet e opsioneve të punës jo të përhershme.

Udhëtimi me tren në zonën e Bazelit do të dalë nga shinat në të ardhmen e afërt

Zgjerimi dhe puna e mirëmbajtjes së gjerë të infrastrukturës hekurudhore do të ndërpresë operimet në dhe rreth një prej qendrave kryesore të trenave të Zvicrës.

Disa trena në rajon mund të anulohen, ndërsa të tjerë të vonohen në javët e ardhshme, sipas SBB-së, e cila rekomandon që udhëtarët të kontrollojnë përditësimet e udhëtimit në faqen e internetit të kompanisë, përpara se të blejnë biletat për udhëtimin e tyre.

Malet zvicerane mund të jenë vdekjeprurëse

Alpet e Zvicrës janë të bukura dhe ofrojnë mundësi të shumta sportive dhe argëtimi, por ato gjithashtu kanë qenë të njohura për të marrë jetën e skiatorëve dhe alpinistëve.

Vetëm disa ditë më parë, një grup skiatorësh zviceranë ishin zhdukur lart në Alpe mes motit të keq; ndërsa pesë u gjetën të vdekur të nesërmen, i gjashti është ende i zhdukur, por kërkimi për të është pezulluar.