Kosova

Përmbyllet me sukses panairi SwissBau, interesim i lartë për bashkëpunim me kompanitë kosovare

27 kompanitë nga Kosova përmes mbështetjes nga MINT/KIESA, me sukses përmbyllën ekspozimin dhe promovimin e produkteve të tyre në një ndër panairet më të mëdhenj në sektorin e industrisë së drurit dhe ndërtimit, “Swiss Bau 2024”, që u mbajt në Bazel të Zvicrës nga data 16 deri 19 janar 2024, përcjell albinfo.ch.

Gjatë këtyre ditëve të prezantimit, 27 kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova, nga të cilat 12 me mbështetje nga MINT/KIESA, janë vizituar nga shumë vizitorë, duke përfshirë blerës potencialë dhe kontakte të reja, nga të cilat pritet të realizohen kontrata të reja bashkëpunimi me ndikim të drejtëpërdrejtë në rritjen e eksporteve.

Përfaqësues të KIESA-së, gjatë gjithë kohës kanë qendruar pranë bizneseve për lehtësimin e takimeve të tyre, duke i njoftuar njëkohësisht për zhvillimet në lidhje me klimën e investimeve dhe ambientin e të bërit biznes në Kosovë.

KIESA përgëzon të gjitha kompanitë pjesëmarrëse për përfaqësimin e tyre shumë profesional në panairin “Swiss Bau 2024”.