Lajme
Përmbytje në Australi, 50 mijë persona janë në alarm për t’u evakuuar në Sidnei
Rreth 50,000 njerëzve u është kërkuar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pasi përmbytjet goditën qytetin më të madh të Australisë për herë të tretë këtë vit.
Disa pjesë të Sidnei për tetë muaj rresht kanë shi pas çdo katër ditësh. Rrugët janë bllokuar për qarkullim, disa shtëpi janë nën ujë dhe mijëra kanë mbetur pa energji elektrike.
Përmbytjet e shpeshta në gjithë Australinë kanë vrarë më shumë se 20 njerëz këtë vit, pjesa më e madhe në Uellsin e Ri.
Më shumë se 100 urdhra evakuimi janë lëshuar në gjithë Sidneyn e Madh për urgjencën aktuale.
Njerëzit në 50 zona të tjera janë paralajmëruar të përgatiten për t’u larguar, pasi disa lumenj të mëdhenj do të dalin nga shtretërit. Moti i rëndë po godet gjithashtu rajonet e afërta Hunter dhe Illawarra.
Reshjet e shiut pritet të pakohen në Sidnei të martën, por parashikohen edhe erëra të forta, të cilat sjellin rrezikun e rënies së pemëve dhe linjave të energjisë elektrike./BBC
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh Nga viti 2027, përfitimet përtej limitit ditor nuk do të rimbursohen - Mbi 30,000 nënshkrime u... -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike












