Lajme
Përmbytje në Las Vegas, dy të vdekur – shiu vërshoi brenda hoteleve dhe kazinove
Shiu i rrëmbyeshëm bëri që disa nga hotelet dhe kazinotë më ikonike të Las Vegasit të përmbysen gjersa janë gjetur edhe dy trupa të pajetë.
Shërbimet e urgjencës dhe zjarrfikësit duke hequr mbeturinat nga një kanal përmbytjeje afër bulevardit Las Vegas kanë zbuluar trupat e pajetë të një njeriu.
Një tjetër trup u gjet të premten në një kanal pranë skajit jugor të “Rripit”.
Është e paqartë nëse vdekjet ishin rezultat i drejtpërdrejtë i përmbytjeve të shpejta në këtë kohë.
Reshjet e forta të së enjtes mbrëma përmbytën kazinotë dhe restorantet ikonë të Strip-it, gjersa disa video edhe shkatërrimin e disa ikonave të qytetit amerikan, si Caesars dhe Planet Hollywood.
Përmbytjet masive kanë bërë gjithashtu që qyteti të pësojë ndërprerje të mëdha të energjisë pasi mbi 17 mijë klientë të NV Energy kanë mbetur pa rrymë.
Ndryshe, shërbimi i meteorologjik ka bërë të ditur se hera e fundit që vera ishte kaq e lagësht ishte në vitin 2012. Në Las Vegas zakonisht bie shi rreth 10 centimetra në vit.
https://twitter.com/richsentme/status/1557958756675231745?s=21&t=R9pgRXe7Bd8lCNt4LCcHKA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës











