Lajme
Përpjekje për shantazhim të ministrit Berset me “fotografi diskredituese”
Në vitin 2019, një grua është përpjekur të shantazhonte Këshilltarin Federal Alain Berset me fotohgrafi dhe emaile. Departamenti i Berset, Zyra Federale e Brendshme, thotë se këto ishin pretendime të pavërteta dhe shpifëse
Të shtunën (sot) është bërë e njohur se Këshilltari Federal Alain Berset kishte bërë një ankesë penale te Prokurori Federal, për shantazhim, në vitin 2019.
Sipas një raporti të botuar në revistën “Weltwoche”, një grua kishte bërë përpjekje të shantazhonte ministrin Berset duke përdorur fotografi dhe dërgesa email, transmeton albinfo.ch.
Ajo kishte kërkuar 100 mijë franga si çmim për të hequr dorë nga publikimi i “fotografive dhe emaileve diskredituese” për ministrin.
Zyra e prokurorit federal ka konfirmuar për gazetën 20 minuten ekzistimin e padisë së përmendur penale . Departamenti i Brendshëm (EDI) gjithashtu ka komentuar rastin, me kërkesën e gazetës në fjalë.
Zëdhënësi i EDI, Peter Lauener thotë se Berset ishte viktimë e një përpjekjeje për shantazh në fund të vitit 2019. “Bëhej fjalë për pretendime false dhe shpifëse të bëra nga një person privat në lidhje me jetën private të ministrit, tetë vjet më parë”.
Berset pastaj kishte bërë padi në zyrën e prokurorit federal, e cila kishte zhviluar një hetim penal.
“Në kuadrin e procedurës, autorja e përpjekjes për shantazhim ka tërhequr deklaratat e saj të pavërteta dhe shpifëse, përcjell albinfo.ch. Procesi ka përfunduar me një dënim përfundimtar të saj me gjobë me kusht”.
Nuk ka foto diskredituese dhe asnjë informacion tjetër inkriminues, është shprehur Lauener.
“Këshilltari Federal Berset është i pashantazhueshëm”. Sipas EDI, ai në mënyrë të përsëritur ka qenë shënjestër e akteve kriminale.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














