Shqipëria
Përplasja e presidentit Ilir Meta me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim
Mediat e huaja shkruajnë për përplasjen e Metës me ambasadoren amerikane
Presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bënë deklarata të forta kundër njëri-tjetrit mbrëmjen e së premtes mbi procesin zgjedhor, gjë që vijoi edhe gjatë konferencës së jashtëzakonshme të Metës, përcjell albinfo.ch.
Edhe sot presidenti nuk i ka ndalur akuzat në adresë të ambasadores Kim, për të cilën një ditë më parë tha se mban qëndrime të njëanshme në favor të Kryeministrit Rama.
Përplasja në distancë ka marrë vëmendjen edhe të mediave botërore.
“Presidenti shqiptar kritikon ashpër ambasadoren amerikane në një debat televiz”, është titulli i agjencisë së lajmeve Associated Press që u shpërnda edhe në “Washington Post”, “ABC News” dhe shumë media të tjera amerikane.
Meta ditë më parë kishte bërë thirrje te qytetarët të rrëmbejnë edhe sfurqet (mjete bujqësore) në mbrojtje të votës.
“U bëni thirrje të gjitha grave dhe burrave të Fierit e të Mallakastrës t’i mprehin sfurqet, kosoret, sëpatat dhe çka kanë dhe t’i kenë gati për ditën e diel”, kishte deklaruar Meta.
Për këtë deklaratë të tij ka reaguar ashpër Kim, e cila në Twitter ka shkruar se kërcënimet ndaj qytetarëve duhet ndaluar.
“Është e papranueshme për secilin që të kërcënojë qytetarët që të kapin “sfurqet” më 25 prill nëse nuk iu pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë të dënohen. Ata që nxisin dhunë, duhet të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Stop”, ka shkruar Kim në Twitter.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












